Ndoshta për shkak se fotografia është realizuar në një ambient të hapur, ku këngëtarët kanë qenë të rrethuar me fansa, Seldin nuk e ka lënë sedra që t’i largohet mikut të tij dhe t’i afrohet të fejuarës, Dafinës – shkruan Panorama Plus.
Nuk dihet se në çfarë eventi kanë marrë pjesë ku e ka shoqëruar edhe e fejuara, por në fotografi shihet shumë mirë se si Seldi është afruar te Sinani e duke e lënë pak më larg partneren e tij, e cila ka udhëtuar nga Suedia për të qenë pranë këngëtarit.